Fshati Shënavlash në Durrës bëhet fshati i parë që i dërgon ujërat e zeza drejt impiantit të trajtimit që gjendet në këtë zonë.
Investimi me fonde të buxhetit të shtetit ka përfunduar dhe së fundmi dhe kolaudimi. Projekti është në kuadër të projekteve për 100 fshatrat turistikë dhe ka rëndësi pasi në këtë fshat nuk ka pasur fare rrjet kanalizimesh të ujërave të zeza.
Firma zbatuese e punimeve ka ndërtuar rrjetin kryesor të kanalizimeve, rrjetin dytësor dhe tretësor, me gjatësi totale prej 15.3 km. Gjithashtu janë ndërtuar edhe 420 puseta kontrolle si dhe 6200 pika lidhje në të gjithë zonën ku është zbatuar projekti.
Pas këtij investimi, brenda këtij viti do të fillojë edhe ndërhyrja për rehabilitimin e ujësjellësit të fshatit me synim që ai të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. Investimet në fjalë iu vijnë në ndihmë një popullsie prej 3500 banorësh.
Top Channel