Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve
Megjithse në shumë vende të botës praktika vihet shpesh në lojë, në Danimarkë arkeologët amatorë me “detektorë metalesh” merren seriozisht nga shteti, aq sa u është kushtuar një ekzibicion i veçantë.
Ekspozita “Jagten på Danmarkshistorien” – që do të thotë “Kërkimi i historisë së Danimarkës” evidenton punën vullnetare të arkeologëve amatorë.
“Kështu ne mund të ndërtojmë së bashku historinë tonë,” thotë kuratorja Line Bjerg, duke ngritur lart punën e entuziastëve .
Në vendin skandinav me prejardhje nga vikingët, njerëzit mund të përdorin kudo detektorët e tyre të metaleve, nëse kanë leje nga pronarët e tokës dhe nëse nuk gërmojnë më shumë se shtresa e sipërme e tokës.
Por çdo zbulim i tyre duhet të dorëzohet për një vlerësim fillestar dhe më vonë mund t’i kalojë muzeumit kombëtar, i cili përcakton dhe shpërblimin përkatës.
Në tre dhomat e muzeumit vizitorët mund të mësojnë për zbuluesit dhe të admirojnë zbulimet e tyre si unaza, varëse apo monedha të arta, të gjitha të shënuara me emrin e gjetësit.
“Vitin që shkoi kishim rreth 18,000 objekte që u dërguan për vlerësim, ndërsa këtë vitin arritën deri në 30,000,” thotë kuratorja Bjerg.
Të gjitha objektet arkeologjike të gjetura nga gjuetarët e thesareve automatikisht i përkasin shtetit, sipas një ligji të vjetër mesjetar në vend.
Top Channel