
Seanca që ishte parashikuar të mbahej këtë të premte në Gjykatën e Elbasanit në ngarkim të ish-ministrit Sajmir Tahiri, është shtyrë.
Seanca u shty, pasi Prokurori i çёshtjes kёrkoi kohё pёr t’u njohur me aktet voluminoze tё dosjes dhe do të zhvillohet në datën 20 mars, ora 10:00.
Sot ishin parashikuar të shqyrtoheshin dy çështje. Në njërën prej çështjeve kërkohej njohja e shërbimit të provës ndërsa në çështjen tjetër ulja e dënimit vjetor, e parashikuar për sjellje të mirë.
Gjykata e Elbasani ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.
Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.
Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.
Top Channel