“Pse qau Luizi për ty kur ike?” Bjordi tregon arsyen pas eleminimit

10/03/2023 13:57

Bjordi Mezini, ish konkurrent i Big Brother Vip ka dhënë mendimin e tij pse Luizi qau kur ai doli nga shtëpia.

Bjordi në një rubrikë në Instagram ku mund të komunikojë me ndjekësit e tij është pyetur ““Si mendon, pse qau për ty Luizi?”

Ish-konkurenti u përgjigj: “Luiz Ejlli dashuron në mënyrën e vet.”

Si sfond ka postuar një video të tyren teksa kërcenin në oborrin e shtëpisë së Big Brother.

Bjordi i cili e provoi për herë të dytë këtë eksperiencë u eleminua në mbrëmjen e 31-janarit ndërsa ra në sy për pozitivitetin e tij dhe banorët nuk u dukën të lumtur kur ai u eleminua.

“Bjordi po qan për ty”, tha Kiara duke iu referuar Luizit. Ndërkohë këngëtari e pranoi edhe vetë këtë gjë: “Mu mbushën sytë me lot, e kam seriozisht. Ta mbash mend. Do të kem shumë shok sa të dalim jashtë”.

Top Channel