Noka e akuzoi se mblodhi firma për Shabanin, Grida Duma i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD: Nuk është loja ime, jeni njerëz me 20 vjet në pushtet 15/12 17:43
Besard Kadia është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Me vendimet e reja të marra nga qeveria ditën e sotme, Kadia nuk do të jetë më zëvendësministër i Financave. Vendin e tij në pozicionin e mëparshëm e ka marrë Endrit Yzeiraj.
Njoftimi i plotë:
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
Top Channel