Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak, aty ku u përplas për vdekje 32-vjeçari i identifikuar si Hasan Hamzai, i cili lëvizte me biçikletë.
Drejtuesi i automjetit 31-vjeçari, Ndriçim Domi, pas përplasjes është larguar nga vendngjarja,por më pas uniformat blu kanë arritur ta vënë në pranga.
“Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit, bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit.
Top Channel