Olta, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, ka rrëfyer shpesh mallin që ndjen djalin dhe dhimbjen që përjeton për faktin se është larg tij.
Këtë të martë, në spektaklin ‘live’, mes lotësh, Olta u shpreh se nuk flet shpesh për Amarin, sepse nuk duron dot kur banorët e pyesin “përse nuk del nëse të ka marrë kaq shumë malli për të”.
“Vëllai i Madh” e surprizoi banoren, e cila pati mundësi të takonte nënën e saj. Mamaja i siguroi Oltës se Amari është mirë.
Nëna e Oltës: Jemi të gjithë mirë. Amari është shumë mirë.
Olta: Po Dori?
Nëna e Oltës: Edhe Dori është shumë mirë. Do që të rrish deri në fund.
Olta: Atij i pëlqen sjellja ime
Nëna e Oltës: I pëlqen çdo gjë. Të ndjekim 24 në 24. Të shikojmë ty…
Nëna e Oltës: Si jam?
Olta: Je shumë mirë
Nëna e Oltës: Është lojë, luaje sipas dëshirës tënde, por asnjëherë mos ofendo.
Top Channel