Princi Harry ka thënë se ai gjithmonë ndihej paksa ndryshe nga familjen e tij dhe se nëna e tij e ndjerë ndihej e njëjtë.
Harry këmbënguli se arsyeja pse ai flet dhe tregon për jetën e tij nuk është për t’u dukur “viktimë” ose për të kërkuar simpati por për të ndihmuar të tjerët të thyejnë tabunë për të folur për problemet e shëndetit mendor.
“Ndjeva një peshë të madhe mbi supet e mia”, tha ai, duke e përshkruar librin si një “akt shërbimi” për të ndihmuar të tjerët.
Princi Harry e përshkroi rritjen duke u ndjerë paksa ndryshe nga pjesa tjetër e familjes dhe kishte një ndjenjë të të jetuarit në një “flluskë” të shkëputur.
Në një bisedë me Dr Gabor Maté, një autor mbi traumën dhe varësinë, Duka i Sussex tha se kishte frikë të humbiste kujtimet e nënës së tij Diana kur filloi terapinë. Ai gjithashtu tha se u sigurua që t’i “mbyste” fëmijët e tij me dashuri për të shmangur kalimin e ndonjë traume ose përvojë negative nga edukimi i tij.
Para një publiku ndërkombëtar online, ai foli për përjetimin e një fëmijërie të largët emocionalisht, me mungesë përqafimesh dhe demonstrimi dashurie.
“Si baba ndiej një përgjegjësi të madhe për t’u siguruar që të mos kalojnë asnjë traumë apo përvojë negative që kam pasur si fëmijë”, tha ai.
Princi foli për gruan e tij Meghan në ndryshimin e këndvështrimit të tij, duke e quajtur atë një qenie njerëzore të jashtëzakonshme.
Princi Harry gjithashtu mbrojti përdorimin e ilaçeve psikodelik, duke thënë se e kishin ndihmuar atë të përballonte traumat dhe dhimbjet e së kaluarës.
Top Channel