Pas shumë mungesash Edi Rama u shfaq në seancë për tu përballur për herë të parë me opozitën për çështjen McGonigal.
Që në fillim shmangu karrigen kryeministrore duke zënë vend krah Pandeli Majkos ku shigjetat e akuzat se opozitës i kishte përballë.
Berisha: Jam këtu për një seri pyetjesh, janë 30 por duhet të jenë 130 që duhet t’i përgjigjet Komisioni Hetimor Parlamentar. Pa marrë përgjigje, Shqipëria do ketë vetëm kaos.
Paralajmërimet e Sali Berishes tingëllonin gazmore për veshët e kryeministrit.
Berisha: Je në hetim, ke kryer krim, sa do të mbajë imuniteti diplomatik se dimë por do bëjmë gjithçka me ta heq. Stop manipulimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.
Opozita kërkoi 24 orë për mocionin me debat, interpelancën dhe seancën e pyetjeve me Kryeministrin, por Edi Rama nuk mori më shumë se 40 minuta për të mohuar lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI.
Rama: Mocioni më absurd në historinë e këtij Kuvendi. Në gjithë rreshtat e aktakuzës nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt të takimeve të mia me zyratarin e lartë amerikan apo faktit të vërtetë që ai ka folur me mua për rrezikun rus.
14 herë përmendet emri i kryeministrit në aktakuzën amerikane. Edi Rama pranoi takimet dhe drekat e darkat me ish-zyrtarin amerikan por u shfaq i bindur që nuk ka asnjë fakt që e implikon në krim.
Rama: Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë por thotë këto që po lexoj unë pastaj bisedat imagjinare janë gjë tjetër.
Edi Rama mohoi të ketë gisht në skandalin e financimit rus të partisë demokratike duke pretenduar se nuk kishte asnjë informacion në atë kohë. Kryeministri i sugjeroi demokrateve t’i referohen raporteve të CIA.
Kryeministri u largua duke i lënë shumë pyetje të opozitës pa përgjigje, ndërsa takimin e radhës ua la në 14 maj bashkë me paralajmërimin se shumë shpejt do të mësonin emrin e një non grata të ri.
Rama: Rama suksese në jetë dhe për non grata tjetër.
Top Channel