
Votat e diasporës në Kosovë/ Të mërkurën nis numërimi për më shumë se 15 mijë fletëvotimi
24/02 20:01
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Handikos-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë, me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.
Osmani dhe kabineti i saj në shenjë solidarizimi janë ulur në karrocat e personave me aftësi të kufizuar.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij.
Përfaqësues të HENDIKOS-it do të takohen sot edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe drejtorë komunalë të Prishtinës.
Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës kujtohet çdo vit në mbarë botën, për të shprehur ndikimin pozitiv që karroca ka në jetën e përditshme të personave që janë përdorues të tyre.
Top Channel