
25/02 09:55
Bota e Futbollit qan humbjen e Just Fontaine.
Emri i tij është i lidhur sot e kësaj dite me rekordin e golave të realizuar në një edicion të vetëm të Botërorit.
Ai shënoi 13 gola në 6 ndeshje me kombëtaren franceze. Ishte viti 1958 dhe në Kupën e Botës në Suedi triumfoi Brazili i Pele, i cili ishte vetëm 18 vjeç.
I lindur në Marok në vitin 1933, Fontaine fitoi 3 kampionate me Stade Reims. Ai u tërhoq nga futbolli në moshën 29-vjeçare për shkak të një dëmtimi të rëndë.
Si trajner u ul në stolin e PSG që nga 1973 deri në 1976. Fontaine ishte trajner i kombëtares së Marokut nga 1979 në 1981, teksa drejtoi dhe kombëtaren franceze, por vetëm me rastin e dy miqësoreve.
Top Channel