Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zbuluar se zgjedhjet kombëtare do të mbahen më 14 maj, duke iu përmbajtur planit të tij të mëparshëm.
Votimi do të mbahet pas më shumë se tre muajsh pasi tërmetet shkatërruese vranë më shumë se 45,000 njerëz në Turqi.
“Ky komb do të bëjë atë që është e nevojshme më 14 maj, me dëshirën e Zotit“, tha Erdogan.
Ka pasur sinjale kontradiktore për kohën e mundshme të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që nga tërmetet shkatërrimtare të 6 shkurtit.
Mediat turke raportuan se zgjedhjet mund të shtyheshin deri në fund të vitit ose mund të mbaheshin më 18 qershor, ashtu siç ishte planifikuar.
Pas këtij vendimi ka pasur dyshime për aftësinë e autoriteteve zgjedhore për të bërë rregullime në mënyrën e votimit tek zonat e goditura nga tërmeti.
Pavarësisht se zgjedhjet do të mbahen më 14 maj, populli turk ka shprehur pakënaqësi në mënyrën e qeverisjes së Erdogan, pasi janë përballur me kriza ekonomike të vazhdueshme.
Top Channel