Qytetarët në Prishtinë janë habitur natën e kaluar kur dëgjuan zhurmë e pazakontë e të fortë në kryeqytet.
Zhurma e cila u përsërit disa herë ka ngjallur reagim në rrjete sociale, duke shprehur pikëpyetjet se prej nga ka ardhur.
Por, sipas Korporatës Energjetike të Kosovës, kjo zhurmë ka ardhur për shkak të një defekti në rrjetin elektrik. “Blloku A4 kishte pasur një lidhje të shkurtër me stabilimentet e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)“, thuhet në njoftim.
“Nuk është diçka e jashtëzakonshme, ka ndodhur disa herë më parë. Kjo zhurmë ka ardhur pasi blloku A4 ka pasur një lidhje të shkurtër me stabilimentet e KOSTT-it, gjë që ishte e nevojshme për një shkyçje prej funksionit”, tha për Telegrafin, zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.
Mbrëmë rreth orës 00:00, në Prishtinë u dëgjua një zhurmë e madhe, e cila edhe duket se shqetësoi shumë banorë të kryeqytetit.
Top Channel