Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet 21/12 20:06
Ushtarët ukrainas po qëndrojnë në vijën e parë të fronit të luftës në qytetin lindor të Bakhmut.
Ata janë në gatishmëri prej një viti, ndërsa së fundmi janë fokusuar në rajonin e Donetskut, aty ku ka pasur sulme të vazhdueshme.
Gjatë fundjavës, gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, vizitoi qytetin e rrethuar për të mbështetur dhe për të biseduar strategjinë me njësitë që e mbrojnë Ukrainën lindore.
Bakhmut ka qenë skena e disa prej luftimeve më të përgjakshme në luftë, pasi ka si qëllim të marrë kontrollin e rajonit industrial të Donbasit lindor të Ukrainës.
Top Channel