“Isha në semafor, urbani më goditi nga pas”/ Flet një nga shoferit e aksidentit zinxhir: Autobusi ishte me shpejtësi të lartë
27/02/2023 12:41
Drejtuesi i një prej mjeteve që u përfshinë në aksidentin zinxhir pranë urës së Tajvanit në kryeqytet thotë se urban ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.
“Drejtuesi i urbanit ishte i shokuar, nuk e di nëse kishte tension, kishte pirë alkool apo kishte diçka tjetër. Kisha ndaluar në semafor dhe autobusi më goditi nga pas. Më ruajti rripi i sigurimit”, thotë ai për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat.
Sipas shoferit, kishte shumë pasagjerë të lënduar në urban.
Tetë persona ndodhen aktualisht në spital. I plagosur ka mbetur dhe shoferi i autobusit, ndërsa disa persona të tjerë që u lënduan lehtë morën ndihmën e parë dhe u larguan nga vendngjarja.
Top Channel