Burri habit familjarët kur gjendet gjallë nëntë vjet pasi e futën në krematorium si ‘të vdekur’ (fotot)

27/02/2023 15:57

Një burrë i moshuar është gjetur gjallë nëntë të vjet pasi familja e tij besonin se e kishin djegur në krematorium pas vdekjes, njoftojnë raportimet nga Kina.

Zhuo Kangluo, i cili besohej se ishte gjetur ‘i vdekur në rrugë’ pasi ishte arratisur nga shtëpia e kujdesit për të moshuarit, është shfaqur gjallë në një fshat shkruante rrjeti vendas China News Netëork.

Zyrtarët fillimisht nuk arritën ta identifikonin pasi burri refuzonte t’i përgjigjej pyetjeve, por një test ADN-je përputhej me atë të vëllait të tij Zhuo Kangluo.

Nëntë vjet më parë një burrë që ishte gjetur i vdekur në rrugë i goditur nga një makinë, ishte identifikuar gabimisht si Zhuo nga të afërmit e tij dhe fshatarët.

Trupi i tij ishte dërguar në krematorium pasi nipi nuk kishte dëshiruar një autopsi dhe asokohe nuk kishin arritur të bënin një test ADN-je.

Ngjashmëria mes dy burrave pranohej më pas dhe nga nipi i Zhuo teksa e shikonte në njoftimin e personave të humbur, shkruan Daily Mail.

Autoritetet thonë tashmë se po punojnë për identifikimin e personit që u mendua gabimisht se ishte Zhuo në vitin 2014.

Kujdesi i duhur po i jepet Zhuo pas rishfaqjes së tij, thonë zyrtarët vendas.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA