Një nga pikturuesit e rrugëve më prodhimtar në Angli, është zbuluar sot se është bir i një doktori të respektuar, që ka shijuar një fëmijëri të lumtur në zonat rurale.
Sam Moore është “demaskuar” nga mediat pasi qindra simbole të tij me firmën “10 Foot” janë pikturuara me spraj në ura, mure, ndërtesa e fasada në Londër, shkruan Daily Mail.
Vetëm kohët e fundit ‘10 Foot’ ishte mburrur se arti i tij po bëhej global dhe se me firmën e tij po tërhiqte interesin e firmave të mëdha të modës, muzikës apo biznesit për sponsorizime.
Duke listuar vendet ku marka e tij ‘10 Foot’ është parë, Moore përmend Parisin, Berlinin, New York, Philadelphia, Buenos Aires, Lisbon, Oslo e Copenhagen mes të tjerave.
Duke përdorur si pikë kontakti një dyqan librash anarkistë në Kennington, në qendër të Londrës, Moore thotë se kredencialet e tij si artist po rriten me shpejtësi.
Por të tjerë kanë vërejtur se Moore nuk i përket shtresave të varfra apo anarkiste, teksa vjen nga një familje e pasur dhe është rritur në një vilë rurale me vlerë £750,000 me nënën e tij Judith Moore dhe njerkun David McMullen, të dy doktorë në pension.
Edhe babai tij Michael ka pranuar se i biri është artisti ‘10 Foot’ – por refuzon të përfshihet me artin e tij.
Një prej miqve të artistit thotë se ai ra në shoqëri të keqe kur u vendos në Londër nga veriu i Anglisë, duke u përfshirë me grupin e artistëve të rrugës ‘Diabolical Dubstars’, të njohur me firmat e tyre Tox, Save e CK.
Policia e ka arrestuar atë në 2010 kur u kap ‘me presh në duar’ duke pikturuar urën Hungerford Bridge me firmën e tij ’10 Foot’ tag.
Nena Judith, 62 vjeçe, tha asokohe se ishte e zemërthyer kur djali i madh u dënua me dy vjet burg për 25 shkelje kriminale.
Megjithse identiteti i Moore njihet nga kolegët e tij artistë-vandalë që spërkasin me bojë ndërtesat ai përpiqet të ruajë një profil të ulët që të mos arrestohet përsëri.
Dhe në fakt e vetmja fotografi e Moore është ajo e 10 vjetëve më parë kur u burgos.
Top Channel