
Tea Trifoni, ish banorja e shtëpisë së Big Brother Vip e ftuar në emision “S’e Luan Topi”, tregoi se një eksperiencë e pakëndshme i kishte ndodhur pasi u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri
Tea tregoi se një fans i Luizit kishte tentuar ta përplaste me makinë.
Ajo shtoi se po i njëjti person po mundohej të hidhte ujë në drejtim të saj dhe motrës, e cila po drejtonte makinën.
Erjona: Ti je përballur me reagimet e njerëzve, nga më të ndryshmet edhe nga më të fortat ndoshta.
Tea: O plot , pak ditë më parë madje, dikush u mundua të më përplaste me makinë. Isha me makinë, isha pasagjere, motra e vogël ishte në timon. Dikush po mundohej të na përplaste.
Erjona: E si e kuptove që është fans i Luizit?
Tea: Po na hidhte ujë, po thërriste.
Top Channel