24/11 21:11
Arsenal është gjithë sy e veshë nga “shtëpia” e Inter.
“The Gunners” raportohet nga mediet italiane se po ndjekin me vëmendje disa emra që duan t’i kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Ndër lojtarët që kanë rënë në “radarët” e Artetës janë Niçolo Barella dhe Alessandro Bastoni, të dy emra shumë të rëndësishëm të ekipit të Inzaghit.
Megjithatë, Barella është i lumtur në Milano dhe nëse merkato sjell largimin e Skriniar, Handanovic, D’Ambrosio dhe Brozovic, ai do të jetë zëvendësi i Lautaros, i cili do të bëhet kapiten. Po ashtu edhe Bastoni është duke e menduar opsionin më të mirë për të ardhmen e tij./ SuperSport
Top Channel