Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
NATO ka identifikuar “shenja” se Kina po konsideron dhe mund të planifikojë të dërgojë armë në Rusi për të ndihmuar në luftën e saj në Ukrainë, sipas shefit të aleancës Jens Stoltenberg.
“Ne nuk kemi parë asnjë furnizim me ndihma vdekjeprurëse nga Kina për Rusinë, por kemi parë shenja që ata po e konsiderojnë dhe mund të planifikojnë për këtë, dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë kanë paralajmëruar shumë qartë kundër kësaj. Dhe Kina natyrisht nuk duhet të mbështesë luftën e paligjshme të Rusisë, një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar”, tha Stoltenberg.
Shefi i NATO-s tha se Kina është anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një shkelje e Kartës së OKB-së .
“Parimi bazë i asaj karte është të respektohet integriteti i kombeve të tjera dhe të mos marshohet dhe të pushtohet një vend tjetër me qindra mijëra trupa dhe sigurisht, Kina nuk duhet të jetë pjesë e kësaj,” tha ai.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha javën e kaluar se Uashingtoni është i shqetësuar se Kina po shqyrton ofrimin e “mbështetje vdekjeprurëse” për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Pas një takimi me kryediplomatin e Kinës Wang Yi në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut të shtunën, Blinken tha: “Unë e paralajmërova Kinën kundër ofrimit të mbështetjes materiale për Rusinë”.
Top Channel