Seancë plenare dhe protestë/ Berisha dhe 7 deputetë të përjashtuar! Tentojnë të hynë në Parlament, demokratët bllokojnë foltoren

23/02/2023 11:00

Seanca plenare edhe këtë të enjte ka nisur me tensione, ku deputetët demokratë kanë bllokuar sërish foltoren.

Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit të shkaktuar në seancat e shkuara. Ata kanë tentuar të hyjnë në Parlament, por janë ndaluar nga Garda.

Gjashtë deputetët e përjashtuar së fundmi kërkuan anulim të vendimit të Komisionit të Etikës, por kjo u rrëzua nga Byroja e Kuvendit.

Gjashtë deputetët e përjashtuar janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë,  Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

Të përjashtuar në këtë seancë janë edhe Sali Berisha dhe Flamur Noka, të cilët nuk i kanë plotësuar ende ditët e përjashtimit. Jashtë Parlamentit, Oerd Bylykbashi tha se Garda përdori dhunë fizike ndaj deputetëve.

Nga ana tjetër, para Parlamentit po mbahet protestë e organizuar nga opozita, ndërsa janë mbledhur dhjetëra qytetarë me pankarta në duar.

Ndryshe nga seancat e shkuara, mungojnë bilbilat dhe demokratët po ndjekin një strategji të re, nuk krijojnë tensione pasi i druhen përjashtimeve për seancën e dy marsit.

Deputetët e Berishës sërish këmbëngulin që mocioni me debat që është parashikuar për datën 2 mars për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal të zhvillohet në seancën e sotme plenare, edhe pse është parashikuar të mbahet më 2 mars.

Kryeministri Edi Rama nuk është në seancë plenare, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni.

Një ditë më parë, 11 deputetë kërkuan që në rendin e ditës të futej mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur.

Lista e diskutimeve në Parlament 23 shkurt 2023

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 23 .2.2023, ora 10:00.

II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 16.2.2023.

2. Njoftime.

3. Pyetje me Ministren e Shendetesise dhe çeshtjeve Sociale Ogerta Manastirliu nga deputeti Zef Hila.

4. Projektligj “Per perfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish-ndermarrjeve bujqesore” .

5. Raporti vjetor i Keshillit Kombetar per Integrimin Europian per vitin 2022.

6. Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se komisioneve te perhershme te Kuvendit”.

7. Projektvendim “Per zgjedhjen e nje anetari te Komisionit te Konkurrences”.

1. Projektvendim “Per zgjatjen e afatit te veprimtarise se Komisionit te Posaçem Parlamentar per Realizimin e Reformes zgjedhore

8. Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites.

III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

V. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

FOTO GALERI
25/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA