“Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?!”, Balla i publikoi foton nga protesta, reagon Malltezi: Vendi im si profesor pranë studentëve, vendi jot pranë bandave

13/10/2026 20:15

Kreu i grupit parlamentar  i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto të Jamarbër Malltezit në protestë dhe ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se qëndron pas sulmeve dhe akteve të dhunës ndaj institucioneve.

“Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?! Kurrë mos kini dyshime. Pas çdo sulmi dhe dhune kundër institucioneve në këto 30 vite është Sali Berisha”, shkruan Balla.

Pas këtij reagimi ka ardhur edhe përgjigjja e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, i cili ka ironizuar Ballën dhe ka deklaruar se mbështet studentët, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

“Vendi im si profesor është pranë studentëve, pavarësisht bindjeve. Vendi i Taulant Ballës është pranë bandave dhe banditëve, të urdhërojë vrasje e vjedhë tendera. Jemi të ndryshëm dhe Zoti na shpëtoftë nga zgjyra e tualetit”, shkruan Malltezi.

Top Channel