Një 54-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajës së tyre të mitur.
Gjatë kontrollit në banesën e G. Ç., banues në Kukës policia ka gjetur dy granata luftarake të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mbi 54-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas policisë, materialet i i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
“Kukës/ Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 54 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur. Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit G. Ç., shërbimet e Policisë gjetën 2 granata luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel