Kim Kardashian ndihet e rrezikuar nga personat që e ndjekin, detyrohet të telefonojë policinë!

19/02/2023 11:55

Kim Kardashian ka qenë në qendër të vëmendjes nga persona të ndryshëm që përndjekin kohët e fundit.

Gjithmonë njerëzit e famshëm përndiqen nga ata në mënyra të ndryshme, si në rrjetet sociale po ashtu edhe gjatë përditshmërisë. Së fundmi një person me emrin Jomine Zigler u kap nga departamenti i Sherifit të Los Angeles pasi thuhet se kishte shkelur urdhrin e tij të ndalimit.

Zigler kishte një urdhër ndalimi të përkohshëm që nga muaji janar pasi pretendoi se kishte vizituar personalisht shtëpinë e miliarderes, ai gjithashtu dyshohet se i kishte dërguar dhurata të çuditshme drejtueses së kompanisë SKIMS. Përndjekësi i raportuar nuk ishte brenda ambienteve të shtëpisë së Kardashian, por ishte afër dhe mund të kishte synime për të shkelur urdhërin si më parë.

 

Sërish Zigler u ndëshkua për shkelje të urdhrit mbrojtës. Departamenti i Sherrifit në Los Angeles vendosi Ziglerin në pranga dhe ndaj tij rëndon akuza e shkeljes së urdhrit mbrojtës. Seanca e rishikimit të urdhrit të ndalimit të Kim Kardashian duhej të ndodhte këtë muaj për të parë nëse Zigler do të ndalohej përgjithmonë të afrohej me Kim, tani duket se kjo gjë do të bëhet faktike pas rastit të fundit, kështu që gjyqtari e bën atë të përkohshëm një urdhër ndalimi të përhershëm.

Në këtë pikë, Zigler është duke u mbajtur në paraburgim dhe ka një garanci prej 20,000 dollarësh dhe ai nuk do të mund të largohet nëse nuk paguan të gjithë shumën, njerëzit e afërt me TMZ përmendën se ka të ngjarë që ai ta bënte këtë përsëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA