“Ju lutemi mos e prekni veprën e artit.” Herë pas here, na kujtohet pse këto shenja janë ende të nevojshme në galeritë në mbarë botën.
Dashamirët e artit në Miami e panë me tmerr të enjten mbrëma, kur një koleksioniste rrëzoi aksidentalisht në tokë një skulpturë prej 42,000 dollarësh të artistit pop amerikan Jeff Koons.
Gruaja e moshuar e kishte goditur me gisht, duke e rrëzuar nga piedestali, thanë dëshmitarët në ngjarje. Statuja, një nga balonat ikonë të qenve të Koons, u thye në copa të vogla.
Aksidenti ndodhi gjatë natës ekskluzive të hapjes vetëm me VIP të Art Wynwood, një panair arti bashkëkohor që mbahet çdo vit në Miami, Florida.
“Jeta sapo u ndal për 15 minuta”, tha një punojës. Ai shtoi se një koleg foli me të moshuarën, e cila tha se ajo ishte shumë keq dhe thjesht donte të zhdukej.
Skulptura ishte pjesë e një botimi të kufizuar i cili tani është zvogëluar nga 799 në 798. Pavarësisht se është copëtuar në mijëra pjesë, ka ende interes për të blerë skulpturën e shkatërruar, duke e cilësuar si një histori vërtet interesante.
Jeff Koons, 68 vjeç, nuk ka bërë asnjë koment për incidentin. Gama e tij e skulpturave të Qenit me Balloon janë ndër veprat më ikonike të artit bashkëkohor dhe janë shitur për dhjetëra miliona dollarë. Disa janë të mëdha – deri në 3 metra – por ky ‘fatkeq’ ishte vetëm një qenush, me gjatësi 40 cm.
Ata kanë zbukuruar galeritë në të gjithë botën dhe janë ikonizuar më tej nga Jay-Z në vitin 2017, kur reperi punoi drejtpërdrejt me Koons për të krijuar një Balloon Dog të fryrë për një mbështetëse skene.
Në vitin 2019, Koons bëri histori kur skulptura e tij Lepuri u shit në ankand për 91.1 milion dollarë (71 milion £) – çmimi më i lartë i shitjes ndonjëherë për një artist të gjallë.
Top Channel