Zhdukja e kreut të kompanisë ‘China Renaissance’ ka shtuar frikat për një fushatë shtypjeje ndaj industrisë së financave në Kinë.
Zhdukja e miliarderit ndërmjetës financiar, duket se mund të fusë në krizë bankat kryesore të investimeve në vend, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Kjo pasi Bao Fan, është një figurë madhore në industrinë e teknologjisë në Kinë me një rol të rëndësishëm në një seri kompanish të brendshme të lidhura me internetin.
Pas lajmit, kishte rënie të konsiderueshme të vlerës së aksioneve të China Renaissance në bursën e Hong Kong kur u njoftua se Bao nuk mund të kontaktohej.
Fillimisht aksionet ranë me 50% pas deklaratës, teksa më pas u rekuperuan sërish në një rënie prej vetëm 30%.
Sipas rrjetit financiar kinez Caixin, 52-vjeçari nuk mund të kontaktohet prej dy ditësh.
Në një mesazh të fundit perfaqesuesit raportohej se kishin shkruar për vartësit: “Të gjithë kanë pasur nga një natë pa gjumë, dhe kësaj radhe shpresojmë që ju të mos i besoni e të mos përhapni zhurma të pabaza”, raportonte mesazhin e përditshmja Wall Street Journal.
Zhdukja e Bao vjen pas raportimeve për fushatë kontrolli të qeverisë ndaj bizneseve të mëdha për fshi dhe ato të teknologjisë, të pronave.
Disa miliarderë janë detyruar të tërhiqen nën regjimin e Xi, përfshi kreun e rrjetit Ali Baba, Jack Ma, i cili u zhduk për tre muaj në 2020 pasi kritikoi rregullatorët financierë në vend.
Bao kishte hapur një bankë në Kinë në 2005 pasi kishte punuar me gjigandët perëndimorë Morgan Stanley e Credit Suisse. Ai raportohet se konkurronte me biznesmenët e Wall Street duke fituar marrëveshje të mëdha dhe vlerësime në aksione.
Në vitin 2017, biznesmeni kinezo-kanadez Xiao Jianhua u arrestua dhe u dënua me 13 vjet burg për akuza të dyshimta korrupsioni.
Top Channel