Top Talk/ Pavarësia e Kosovës, Thaçi në Hagë! Milo: Ironi e historisë, ka një rrugëzgjidhje

17/02/2023 19:20

Pavarësia e Kosovës është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar që vazhdon të kujtohet në çdo moment sidomos kur Kosova ndihet në vështirësi. 

Në Top Talk me Juli Xhokaxhi, i ftuar në studio Paskal Milo, Ish-Ministër i Jashtëm, ka përshkruar historinë e Kosovës dhe vështirësitë që ajo ka kaluar për të qenë e pavarur siç është sot, pavarësisht se historia nuk është treguar bujare me të.

Në lidhje me burgosjen e ish-krerëve të UÇK-së, Milo tha se shkelqimi i heronjve nuk zbehet nga një veprim gjykate e cila akoma nuk ka marrë vendimin për lirimin e tyre.

Sipas tij burgimi i tyre është një non-sens i madh pasi ata u duartokitën edhe nga perëndimi në atë kohë e tashmë po sakrifikojnë për herë të dytë duke i mbajtur peng lirinë e tyre.

Fjala e Milos: 

“Kosova nuk ka qenë asnjëherë një çështje e lehtë që do të mund të zgjidhej kaq lehtë, për shkak të historisë së trazuar të saj e një ndarje të dhunshme ku u përcaktua ecuria dhe fati i Kosovës që jetoi për një kohë shumë të gjatë nënë sundimin serb. Fatet e historisë nuk përcaktohen nga njerëzit por fuqitë e ndryshme vendosën të ndahej nga trungu nënë dhe në atë fazë ishim të dënuar të mos gjenim qetësi si komb dhe në këtë fazë Kosova u dënua dhe mori mbi vete të gjitha ato mëkatet që kishte për të paguar kombi dhe i vuajti Kosova. Situata nuk duhet të paraqitet pesimiste pasi Kosova tashmë është e pavarur.

Shkëlqimi i heronjve nuk zbehet nga një veprim i një gjykate që nuk ka marrë vendim sepse katër komandantët e famshëm të UÇK-së nuk kanë marrë vendim. Lufta e tyre në fund të fundit ishte e drejtë me të cilën u solidarizua e gjithë bota e tashmë a një non sens të madh se ata u duartrokitën në ato kohë edhe nga demokracitë perëndimore e sot janë atje por ata mbeten heronj dhe serish bëjnë sakrifica. Nëse sakrifikuan njëherë tani ata po sakrifikojnë për herë të dytë. Atyre iu mohua vepra që bënë e tani po vuajnë moralisht.

Që kur mbaroi lufta e Kosovës ishim të prirur të besonim që Kosova do të ishte e pavarur. Ne vetë ishim të bindur që kjo ditë do të vinte dhe amerikanët ishin shumë të kujdesshëm të na frenonin në ndjenjat tona, ne zyrtarisht deklaronim që nuk ka pavarësi të Kosovës sepse SHBA-ja nuk e mbështeste, ata kishin shumë merak që të mos digjnim etapat, ata na këshillonin që jap ditë do të vijë por duhet të jeni të kujdesshëm.

Dëshirat janë të tjera e realitetet të tjera, shqiptarët gjithmonë kanë ëndërruar që Shqipëria e Kosova të jenë të bashkuara por realitetet politike ndërkombëtare, interesat janë kaq të ndryshme saqë nuk lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë tani apo në një të ardhme të afërme.”- tha Milo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA