Edhe pse në Shqipëri miliarderi Alabbar do të bëje një investim kolosal si “Porti i Durrësit”, ai ka treguar se kryeministri i vendit nuk i përfshihet në projekt, pavarësisht se është artist.
Alabbar tha se e vlerëson shumë artin e Ramës dhe mendimet e tij kreative, pasi sipas tij, ai e shikon botën me një sy brenda syrit të artisti.
Grida Duma: A jeni takuar ju me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri?
Mohamed Alabbar: Jo nuk e kam pasur kënaqësinë, me ambasadorin tonë jam takuar, biznesi nuk më përzien me ata por i përshëndes me mirësjellje. Unë skam marrëdhënie të forta me ambasadat por vetëm marrëdhënie diplomatike me kryeministrin e qeverisë.
Grida Duma: Është thënë se Rama ndërhyn në projektet tuaja, a është e vërtetë ju sugjeron ndonjë gjë?
Mohamed Alabbar: Jo, por Rama është artist ju e dini, unë e adhuroj mendjen e një artisti dhe ai nuk ndërhyn por psh po shikoj portin e peshkimit dhe dëshiroj të bëj një treg madhështor peshku me restorante,e pyes çfarë mendon ti dhe ai mendon se çfarë ndodh në botë, atë mendoj dhe unë sepse ai njeri është shumë i pasur nga ana kulturore por nuk përfshihet. Ai e shikon botën me një sy brenda syrit të artisti.
Top Channel