Inside Story/ Luftë që nuk kursen askënd, tritol grave të të fortëve të Vlorës dhe zhdukje mafioze…
Këto janë gjithçka përmendet në raport me Shqipërinë dhe zyrtarët shqiptarë.
Më tej, sqarohet se më 27 prill 2018, McGonigal u takua me personin C, ish ministrin e mbrojtjes së Bosnjes dhe personin D, zotëruesi i një kompania farmaceutike në Bosnje-Hercegovinë.
Ata i kërkuan që ti takonte me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane, me qëllim mbështjelljen e politikanëve amerikanë.
Në qershor të vitit 2018 McGonigal, propozoi që kompani farmaceutike e Boshnjakut të hynte në marrëdhënie kontraktuale me kompaninë e Agron Nezës, e cila do të përfitonte 500,000 dollarë. Në këmbim, do të caktohej një takim ndërmjet kompanisë farmaceutike dhe zyrtarëve të lartë të SHBA në Kombet e Bashkuara.
I vetmi person i akuzuar në këtë dosje është vetëm zyrtari i lartë i FBI-së, McGonigal. Asnjë nga emrat e përmendur në këtë dosje apo zyrtarët që kanë takuar McGonigal, nuk ka asnjë akuzë ndaj tyre.
“Implikim i vetëm ose fakti vetëm që thuhet dhe që konsiderohet aferë korruptive në thonjza është ajo e marrjes së një shume lekësh prej domethënë, këtij kryezbuluesit nga Agron Neza. Në fakt Neza vetë nuk është i pandehur dhe nëse do konsiderohej korrupsion minimum ka korrupsion aktiv dhe pasiv, të dy njësoj ndëshkohen si ai që e jep edhe ai që merr”, u shpreh Idajet Beqiri, avokat.
Top Channel