Ish-zyrtarja Alda Klosi ka kërkuar në Gjykatën e Apelin zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Me argumentin se ka dy fëmijë të mitur dhe duhet të kujdeset për nënën e saj të verbër, Klosi kërkon lirinë nga burgu. Avokati ka përdorur si arsyetim edhe gjendjen shëndetësore të Klosit, e cila për disa ditë pas arrestimit u kurua në QSUT.

Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së Sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares. Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera të cilat mbetën pa zot.

Një ditë më parë, ish-zyrtares iu sekuestrua një apartament dhe një garazh.

Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur por ish-zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA