Protesta e katërt kombëtare e opozitës mblodhi në Tiranë militantët e opozitës nga i gjithë vendi.
Pjesa dërmuese e pjesëmarrësve në protestë që dolën në bulevardin kryesor të Tiranës ishin nga qytetet e tjera. Që në mëngjes me qindra autobusë dhe mjete të vogla janë organizuar nga selitë e partisë demokratike në rrethe.
Shkodër:Të parët që janë nisur drejt Tiranës janë militantët e opozitës nga qytetet më të largëta. Në pamjet e regjistruara mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës shihet se si militantët janë nisur drejt kryeqyetit.
Fier: Me qindra militantë të PD-së janë nisur edhe nga qyteti i Fierit dega lokale atje thotë se ka organizuar mbi 800 persona, pjesa më e madhe me autobusë të cilët u nisën drejt Tiranës.
Durrës: Pamjet tregojnë se si mbështetësit e opozitës janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës.
Elbasan: Edhe nga Elbasani janë nisur dhjetëra mjete dhe disa qindra militantë të opozitës.
Top Channel