“Jam gjallë poshtë shkallës”/ Volejbollistja komunikon me mesazhe me grupin e mbrojtjes civile në Turqi, shenja jete edhe për një 20-vjeçar (Foto)

11/02/2023 21:41

Tashmë ka shenja jeta poshtë rrënojave të një ndërtese në Turqi, aty ku ka mbetur e bllokuar një 24-vjeçare volejbolliste, e cila ka kontaktuar me anë të mesazheve me mbrojtjen civile AFAD.

“Jam poshtë shkallës”, ka shkruar e reja, e cila mbetet ende nën rrënoja. Në po të njëjtën ndërtesë shenja jete ka dhënë edhe një 20-vjeçar.

Ai iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit që i ati i ka bërë. Pavarësisht se i riu ka hapur telefonin nuk ka arritur të flasë fare.

Ekipi i gazetarëve të Top Channel raporton se në atë ndërtesë të shkatërruar po punojnë ekipe nga Turqi, Greqia dhe Brazili për nxjerrjen e trupave ose shpëtimin e të mbijetuarve nga rrënojat.

Njëkohësisht ata kanë mundur të sigurojnë fotot e volejbollistes e cila ndodhet ende nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar.

Bilanci i viktimave të tërmetit tragjik në Turqi e Siri po rëndohet me kalimin e orëve. Që prej mëngjesit të 6 shkurtit, ekipet e kërkim-shpëtimit janë në luftë me kohën për të gjetur sa më shumë të gjallë.

Deri më tani shifrat e viktimave kanë arritur mbi 25 mijë, por ende vijojnë kërkimet për shumë të tjerë. Edhe pse kanë kaluar shumë orë ende nga rrënojat po nxirren persona të gjallë, situatë e cila shton më shumë shpresat tek ekipet që janë në vijën e parë të situatës së rëndë.

 

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA