Takimi në Luksemburg për mbylljen e negociatave për Kapitullin e 20-të, Rama ndan pamjet: Një tjetër ditë Shqipërie në BE

14/10/2026 08:20

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e djeshme në Luksemburg, ku u zhvillua takimi për mbylljen e negociatave për Kapitullin e 20-të të acquis të Bashkimit Evropian, që lidhet me “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një përmbledhje të momenteve nga takimi, duke e cilësuar këtë zhvillim si një tjetër ditë të Shqipërisë në BE.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në mesazhin e tij.

Top Channel