Burri arrestohet për poligami kur gratë e tij ‘gjejnë’ njëra-tjetrën në rrjetet sociale (fotot)

11/02/2023 15:51

Një 48-vjeçar në Australi është arrestuar pasi ishte ndarë por jo divorcuar nga gruaja e tij e parë, kur ishte martuar me një tjetër në korrik 2020, dhe më pas edhe me një të tretë pasi ishte ndarë dhe nga gruaja e dytë.

Australiani “i pavendosur” përballet tashmë me akuza bigamie pasi tre gratë e tij kishin gjetur njëra-tjetrën në rrjetet sociale ku kishin zënë miqësi.

48-vjeçari nga Perth, në perëndim të Australisë akuzohet se nuk ishte divorcuar nga gruaja e tij e parë kur u martua me tjetrën në 2020.

E përditshmja The Mirror  shkruante se ai nuk i kishte thënë as gruas së tij të dytë për martesën e mëparshme.

Pas hetimeve të policisë martesa e tij e dytë u konsiderua e pavlefshme.

Burri ende i paemëruar publikisht akuzohet gjithashtu për dekalaratë të rreme në lidhje me martesat e tij.

Zyrtari i policisë vcendase Kevin Loermans, tha se akuzat e mashtrimit dhe të bigamisë janë serioze.

“Kjo lloj shkeljeje e mashtrimi ka pasoja të rënda negative ndaj viktimave dhe familjeve të përfshira prandaj ne do të sigurohemi që pretendimet të hetohen plotësisht”.

Dënimi maksimal për bigami në Australi është pesë vjet burgim.

FOTO GALERI
3/3
Foto ilustruese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA