Gazetari Artur Bibe i cili po raporton nga juglindja e Turqisë, sjell historitë e të prekurve nga tërmeti tragjik, të cilët presin me padurim shpërimin e familjarëve të tyre.
Sikurse duket në pamje, një burrë qëndron i dëshpëruar, në pritje të mbërritjes së ekipit të shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat bashkëshorten e tij.
“Personi pas meje ka humbur gruan e tij e cila ndodhet nën rrënoja. Ai është në pritje të grupit të shpëtimit. Tha se nuk dëshironte të fliste. Kishte kërkuar ndihmë dhe i kishin thënë se nuk mund të vinin në këtë moment pasi këtu vetëm një person është zhdukur. Në godinën pas meje janë të paktën 15 minuta. Të afërmit janë këtu në pritje të shpëtimit. Tmerr, vetëm kështu mundem ta përshkruaj”- raporton gazetari Bibe.
Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur ende njerëz të gjallë nën rrënojat e godinave të shembura.
6.500 punonjës shpëtimi nga 56 vende dhe anëtarë të 16 organizatave ndërkombëtare i janë bashkuar personelit lokal të emergjencës në përpjekjet e shpëtimit. Por shkalla e shkatërrimit nga tërmeti dhe pasgoditjet e tij të fuqishme është aq e madhe dhe e përhapur në një zonë të gjerë sa që shumë njerëz ende presin ndihmë.
Top Channel