
22/02 16:36
E ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Klea Huta u pyet për ngjarjen brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” që e ka mërzitur më shumë.
Pa u munduar shumë ajo përmendi menjëherë momentin kur Luiz u bullizua kolektivisht nga banorët pas gënjeshtrës për sëmundjen e rëndë.
“Ai ishte gjesti më i shëmtuar ndonjëherë që kisha parë në TV”, tha ndër të tjera Klea.
Vlen të përmendim se ajo e kishte me shumë dëshirë të bëhej pjesë e këtij formati, por nuk gjente guximin të merrte një hap të tillë.
Top Channel