Përveç çmimeve, Harry Styles mori edhe vëmendjen e publikut për veshjet e tij në Grammy (foto)

07/02/2023 17:53

Harry Styles kishte një natë për të kujtuar.

Ai jo vetëm që mori në shtëpi dy çmime Grammy të dielën në mbrëmje, por gjithashtu disa nga veshjet e tij ishin më të përfolura të ceremonisë.

Ish-ylli i One Direction e filloi natën me një jumpsuit ngjyrë rozë që zbulonte një koleksion tatuazhesh fluturash dhe zogjsh në gjoksin e tij të zhveshur. Modeli shumëngjyrësh i harlekinit u kthye në jetë nga kristalet Swarovski, ndërsa i kishte kombinuar me një palë çizme të bardha.

Styles e ka zgjedhur vetë pamjen në tapetin e kuq,  nga marka italiane Gucci, e projektuar nga Egonlab, një markë franceze në zhvillim e njohur për krijimet e saj pa gjini.

Veshja ndau mediat sociale, me komente që varionin nga “ai mund të veshë fjalë për fjalë çdo gjë” deri në “duket sikur ka harruar xhaketën”.

Jumpsuits janë kthyer në një pamje të veçantë për Styles, i cili i vishte ato rregullisht në skenë gjatë turneut të tij Love On Tour. Prandaj, nuk ishte çudi që ai kishte një të dytë gati për performancën e tij të shumëpritur në Grammy.

Duke u ngjitur në skenë për një interpretim të këngës hit “As It Was”, ylli zgjodhi sërish të vishte jumpsuit por më i mbuluar, me thekë argjendi fitoi vlerësime edhe në internet, megjithëse përdoruesit e Twitter-it e krahasuan gjithashtu me një pemë të dekoruar Krishtlindjeje.

Styles, i cili njihet për modën e guximshme dhe të rrjedhshme gjinore , zgjodhi diçka më formale për të marrë çmimet e tij. Ai dukej serioz me një xhaketë kostum të bardhë të prerë dhe pantallona të gjera ngjyrë kafe.

Madje edhe atëherë, ai nuk mund të mos i sillte pak shkëlqim veshjes me një bluzë të shkëlqyeshme me prerje të ulët.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA