Grabitje në pallatin historik në Itali, vidhen 26 ora xhepi prej ari të shekullit XVIII me vlerë 150 mijë euro 21/10 10:51
Një histori dashurie dhe diplomimi. Ceremonia e diplomimit të 2182 studentëve në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit u kthye në një moment të paharruar për Klarisa Toskën, diplomante në degën e Mësuesisë, Cikël i Ulët.
Mes emocioneve të diplomimit, Krenar Dani i bëri Klarisës, 23-vjeçares së sapodiplomuar, propozimin për martesë, duke e kthyer ditën e saj të veçantë në një kujtim që do ta shoqërojë për gjithë jetën.
Ceremonia e diplomimit në UAMD mbrëmjen e 30 shtatorit u kthye në një moment të paharruar për çiftin që së shpejti pritet të kurorëzojë në martesë dashurinë.
Top Channel