Grabitje në pallatin historik në Itali, vidhen 26 ora xhepi prej ari të shekullit XVIII me vlerë 150 mijë euro
Regjisori amerikan, Chad Lowe dhe producentja, Kim Painter, janë përballur me një humbje të rëndë. Vajza e tyre 13-vjeçare, Fiona Hepler Lowe, ka ndërruar jetë.
Në një deklaratë të familjes, të ndarë me revistën PEOPLE më 29 shtator, familja Lowe u shpreh: “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e të dashurës sonë Fiona”.
Familja e përshkroi Fiona-n si “një vajzë të dashur, të zgjuar dhe krijuese, që e donte kërcimin”. Ata shtuan se ajo ishte shumë e dashur nga motrat dhe prindërit e saj.
“Në fakt, ajo ishte drita e jetës sonë”, thuhet në deklaratë.
Familja e cilësoi humbjen si shkatërruese dhe kërkoi lutje dhe privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Fiona lindi më 16 nëntor 2012 dhe ishte e dyta nga tre vajzat e Chad Lowe dhe Kim Painter. Motrat e saj janë Mabel, 17 vjeç, dhe Nixie Barbara, 10 vjeç.
Vitin e kaluar, Chad Lowe kishte ndarë në rrjetet sociale një fotografi të vajzës së tij me rastin e 13-vjetorit të lindjes, duke shkruar një mesazh të përzemërt për të: “Vazhdo të kërcesh nëpër jetë, FiBear! Të dua shumë!”
Humbja vjen pas një periudhe tjetër të vështirë për familjen. Në fillim të vitit 2025, shtëpia e tyre në Pacific Palisades u shkatërrua nga zjarret që goditën zonën e Los Angelesit. Disa javë më vonë, Chad Lowe tregoi se kishte marrë vajzat për të parë çfarë kishte mbetur nga shtëpia ku ato ishin rritur.
Duke folur për vajzat e tij në atë kohë, aktori shkroi se mënyra se si ato e kishin përballuar atë përvojë “të dhimbshme” e kishte bërë krenar dhe se të qenit baba ishte “gëzimi dhe privilegji më i madh i jetës së tij”.
Top Channel