Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Turqi/ Fanella me firmën e Ronaldos del në ankand

07/02/2023 19:09

Një fanellë me firmën e Cristiano Ronaldos do të dalë në ankand dhe të ardhurat do të shkojnë për të prekur nga tërmeti tragjik në Turqi.

Lojtari i Kombëtares turke Merih Demiral, i cili ka luajtur në skuadrën italiane Atalanta, ka njoftuar se ka biseduar me yllin portugez Ronaldo dhe se fanella e tij e firmosur do të dalë në ankand.

“Sapo fola me Cristiano Ronaldon  Ai tha se i vinte shumë keq për atë që ndodhi në Turqi. Ne po e nxjerrim fanellën e nënshkruar të Ronaldos të koleksionit tim në ankand. Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të dhurohen për t’u përdorur në zonën e tërmetit”, shkruan futbollisti në një postim në “Twitter”.

Mbi 5 mijë të vdekur e 18,000 të plagosur është deri tani bilanci i fatkeqësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gjejnë trupa të pajetë nën rrënoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA