Modelja 19 vjeçare braziliane pret dënimin me vdekje për trafikim kokaine në Tailandë (fotot)

07/02/2023 17:39

Një vajzë 19-vjeçare është dënuar me vdekje me anë të skuadrës së pushkatimit pasi u kap duke trafikuar droga drejt Tailandës.

Modelja braziliane Manuela Vitoria de Araujo Farias u ndalua nga policia teksa tentonte të kalonte 3 kg kokainë në një aeroport në Indonezi.

Braziliania kishte futur drogën në bagazhet e saj teksa kërkonte të fluturonte drejt rezorteve të ishullit Bali.

Farias u arrestua pasi iu gjetën droga në bagazhe në aeroportin e Bali.

Tashmë 19-vjeçarja përballet me ekzekutim me skuadër pushkatimi, sipas ligjeve të ashpra të Indonezisë për trafikimin e lëndëve narkotike.

E përditshmja vendase The Bali Times, shkruante se avokati i saj Davi Lira da Silva pretendonte se Farias ishte gënjyer për trafikimin e drogave.

Farias pretendonte se kishte ardhur në ishull për të vizituar tempujt e shërimit ku banorët luten për të sëmurët.

Adoleshentja tha se Farias po tentonte me anë të lutjeve budiste të shëronte nënën e saj.

Rrjeti Bali Times sugjeron se tre kg e kokainës në bagazhet e saj nuk ishin zbuluar gjatë kontrolleve në Brazil e Katar ku adoleshentja kishte kaluar per te mbërritur aty.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA