Amos është i eliminuari i radhës në “Big Brother VIP, pasi nga publiku mori më pak vota nga nëntë të nominuarit e tjerë.

Javën e kaluar, Kristi vendosi të hapë kutinë e tij të Pandorës, ku përveç surprizës që mori duke takuar të atin, hapi dhe zarfin e zi, ku shkruhej se ai çonte të gjithë banorët në nominim përveç vetes.

Disa nga banorët nuk e pritën aspak mirë largimin e aktorit, veçanërisht Dea Mishel dhe Olta. Kjo e fundit shpërtheu në lot pasi përshëndeti Amosin jashtë shtëpisë, ndërsa u shpreh e habitur nga vendimi i publikut.

Ndërkohë, pas pak në shtëpisë së “Big Brother VIP”, do t’i shtohen tre banorë të rinj. Ndiqni spektaklin ‘live’ në Top Channel.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA