Një 27 vjeçar është arrestuar pasi policia zbuloi se shiste drogë në ambientet e lokalit të tij, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të cilët po ashtu janë në pranga.
Policia gjatë kontrollit fizik ndaj 46 vjeçarit R.A., në lagjen nr. 18, Korçë, i kanë gjetur atij një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se ia kishte blerë 27-vjeçarit V. Sh., në lokalin e 27 vjeçarit N. K.
Gjithashtu 22 vjeçari A.K., po procedohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.
Policia ka ushtruar gjithashtu kontrroll edhe në ambientet e këtij lokali ku u gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në qytetin e Korçës. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës. Shiste doza kokaine dhe kanabisi, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, vihet në pranga 27-vjeçari. Në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij. Procedohet në gjendje të lirë dhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Rrjeti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. A., 46 vjeç, N. K., 27 vjeç dhe V. Sh., 27 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në Korçë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. A., në lagjen nr. 18, Korçë, i kanë gjetur atij një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se ia kishte blerë shtetasit V. Sh., në lokalin e shtetasit N. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e këtij lokali, u gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K. ishte në dijeni të veprimtarisë kriminale që ushtrohej në këtë lokal, por nuk kishte kallëzuar krimin tek organet policore. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel