Veprimi i marinës së Brazilit ka shkaktuar thirrje zemërimi nga grupet mjedisore.
Grupet mjedisore kanë reaguar sot me zemërim pasi marina braziliane ka fundosur ish-aeroplanmbajtësen e saj kryesore në thellësitë e oqeanit Atlantik.
Anija e nxjerrë prej kohësh nga shërbimi fillimisht ishte dërguar për çmontim për metal skrap në Turqi, por aty iu refuzua hyrja, sipas raportimeve.
Fundosja “e planifikuar dhe e kontrolluar” e luftanijes 32,800-ton ‘Sao Paulo’ u bë pasditen e djeshme rreth 350km (larg brigjeve braziliane, në një thellësi prej rreth 5,000 metra, sipas deklaratës së ushtrisë.
Vendi i saj i fundit ishte zgjedhur sipas aspekteve navigacionale, mjedisore e ekonomike, thanë zyrtarët.
Vendimi u mos pasi kompania turke ‘Sok Denizcilik’ e autorizuar vitin që shkoi për çmontimin e anijes për metal skrap, bllokoi iniciativën, që qeveria braziliane quante “një tentativë e paprecedentë riciklimi në mënyrë të shëndetshme mjedisore”.
Pas njoftimit të bllokimit nga Turqia në kohën kur mjeti ishte në lundrim, Brazili u detyrua ta rikthente në shtëpi, por nuk e lejoi të hynte në port prej “rrezikut mjedisor”.
Teksa ‘Sao Paulo’ rrezikohej nga fundosje spontane prej problemeve të saj, zyrtarët thanë se u detyruan ta dërgonin për fundosjen e kontrolluar.
Brazili tha se e fundosi luftanijen e vjetër në një zonë të zgjedhur, por aktivistët mjedisorë shprehën tërbim ndaj autoriteteve duke thënë se anija kishte rreth 760 ton asbesto të rrezikshme, e qindra ton substanca të tjera toksike përfshirë dhe bojë të ngarkuar me metale të rënda.
‘Sao Paulo’ ishte një aeroplanmbajtëse e kategorisë Clemenceau, e marrë fillimisht nga marina e Francës në 1963. Ajo mbante rreth 40 avionë dhe iu dorëzua Brazilit në 2000, teksa shërbeu deri në 2017.
Top Channel