Kylie Minogue i ka dhënë fund lidhjes me Paul Solomons pas pesë vitesh së bashku.

54-vjeçarja thuhet se i ka ndarë rrugët me ish-drejtorin kreativ britanik të revistës “GQ” pasi ata u përpoqën të mbanin një lidhje në distancë. Australiania u kthye në shtëpinë e saj në periferinë lindore të Melburnit pas dekadash të tëra jete në Britani të Madhe, ndërsa i dashuri i saj ka qëndruar në kryeqytetin britanik.

Dhe ndërsa dukej se po luftonin me diferencën kohore prej 11 orësh, një burim tha për ‘The Sun’:

Kylie dhe Paul me të vërtetë u përpoqën t’i bënin gjërat të funksiononin, por distanca ishte ‘vrasëse’. Paul nuk mund të shkonte në Melburn për një fundjavë sa herë që gjërat tensionoheshin.

Megjithatë, dyshja thuhet se kanë mbetur miq pas ndarjes së tyre. Kylie dhe Paul u takuan për herë të parë në shkurt 2018 pasi u prezantuan nga miqtë e përbashkët, duke u bërë publike me romancën e tyre disa muaj më vonë. Ata mendohej se u fejuan në vitin 2021.

Kylie kaloi 30 vjet duke jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të konfirmonte në vitin 2021 se do të kthehej në Australi. Çifti u detyrua të kalonte nëntë muaj të ndarë gjatë pandemisë COVID-19, por arriti ta mbante të ndezur romancën pavarësisht distancës së gjatë dhe u ribashkuan më pas. Paul dhe Kylie u panë për herë të fundit në maj 2022 teksa morën pjesë në premierën e “ABBA Voyage” në Londër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA