Moti i keq në vend gjatë natës, reshje dëbore me intesitet në Korçë, Kukës dhe Pukë (foto)

03/02/2023 09:19

Moti i keq ka prekur Korçën, Kukësin dhe Pukën gjatë natës me reshje intensive të dëborës.

Konkretisht qarku i Korçës, Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës ku edhe është punuar me mjete borëpastruese që qarkullimi të mos bllokohet.

Mjetet dhe punëtorët përkatës kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Ndërkohë që këshillohet të tregohet kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit dhe pajisja me goma dhe zinxhirë dimërore për në zonat malore është i nevojshëm, sipas ARSH.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel