Modelja erotike thotë se me të ardhurat do të blejë shtëpi me qira të ulët për familjet e pastreha (fotot)

31/01/2023 18:51

Një modele e njohur erotike në Britani është zotuar të japë të ardhurat e saj për bamirësi duke ndihmuar familjet e pastreha të vendosen në banesa me qira të ulët.

Rrjeti Themanc.com shkruan se e reja qe quajtur Rebecca Goodwin do të blejë shtëpi për t’ua lënë me qira të ulët familjeve në nevojë në Britani.

28-vjeçarja që thotë se fiton tashme rreth $100,000 në muaj me videot ne TikTok dhe ato erotike në rrjetet me pagesë, prezantoi kësaj jave në rrjetet sociale planin e saj për “strehim të përballueshëm”.

Ajo shkruante: Po ecin punët me skemën time të strehimit të përballueshëm. Dua të blej tetë shtëpi për t’ua dhënë me qira familje me të ardhura të ulëta. Një shtëpi që do të jap me qira është dy-katëshe me katër dhoma gjumi, e kompletuar dhe me parking për dy makina, qiraja 650 paundë në muaj”.

Kur u pyet për detaje të planit të saj nga përdoruesit, Goodwin u përgjigj:Fitoj para mjaftueshëm, nuk kam kredi për të shlyer, dhe kjo mund të jetë një telash i vogël që fëmijët e mi do të trashëgojnë”.

Në intervistën që Goodwin dha për rrjetin vendas “The Independent”, ajo thotë se më parë mezi arrinte të siguronte për dy vajzat e saj që tani janë 4 dhe 11 vjeçe, teksa ishte nënë e pamartuar.

Ajo tregonte se blinte ushqimet me ndihmat sociale, teksa shtonte për The Independent:Nisa këtë punë nga dëshpërimi dhe fitova më shumë se £1,000 10 ditët e para, nuk kam pasur ndonjëherë kaq shumë para, kam blerë shtëpinë dhe një Porsche.”

FOTO GALERI
2/3
Ajo thotë se më parë mezi arrinte të siguronte për dy vajzat e saj që tani janë 4 dhe 11 vjeçe

Top Channel