Mësuesit e Roskovecit që vijnë në shkollë më automjet që prej muajit shtator nuk kanë marrë paratë e transportit rrugor.
174 mësues të kësaj zyre arsimore, çdo vijnë nga qyteti i Fierit për të dhënë mësim në shkollën e Roskovecit dhe fshatrave përreth. Prej 5 muajsh mësuesit e kësaj zone kërkojnë të marrin një përgjigje se përse ende nuk kanë parë pagesën e transportit, pas shkresa të shumta që mësuesit kanë dërguar në Drejtorinë Arsimore dhe Ministrinë Arsimit, në vend të përgjigjes kanë marrë heshtjen. Duke parë neglizhencën e institucioneve përgjegjëse mësuesit e Roskovecit kanë vënë në dijeni edhe kryeministrinë, me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet.
“Nga 230 mësues që janë në ZA Roskovec, 174 vijnë nga Fieri të cilët kanë pesë muaj që u është mohuar transporti rrugor. Që do të thotë në këto pesë muaj një mësuesi i është mohuar një rrogë shtesë, që merr për një muaj. Një mësues që të shkoj në Roskovec do 100 mijë lekë për t’i marrë”, u shpreh Festim Meta kryetar i sindikatës të mësuesve, Roskovec.
Pritja e gjatë mësuesve u ka sosur durimin, pas protestave ata paralajmërojnë grevë urie.
“Presim përgjigjen, dhe pse çështja jonë ka rënë në vesh të shurdhët, tani dhe nuk e dimë arsye përse duhet të mbahen këto lekë. Jemi ankuar dhe kemi bërë dhe peticion duke e çuar situatën deri në grevë urie. Do të pezullojmë mësimin duke marrë leje në draft ZVA në greva njëorëshe-dy orëshe por do ta kalojmë edhe në greva ditorëshe nëse nuk na kthehen lekët e rrugëve”, tha Dezdemona Karafili , nënkryetare e sindikatës të mësuesve Roskovec.
E njëjta situata paraqitet edhe në zyrën arsimore të Patosit, por ndryshe nga Roskovecit ata janë kanë vetëm dy muaj pa marrë paratë e transportit.
Top Channel