Çështja “Babale”/ Shtyhet sërish gjyqi për Salianjin, mungon një nga anëtarët e trupës gjykuese

30/01/2023 09:54

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, për dosjen “Babale” që ishte caktuar të mbahej këtë të hënë.

Arsyeja e kësaj shtyerje të datës vjen si pasojë e mungesës së një prej anëtarëve të trupës gjykuese.

Me një vendim fajësie që i rëndon prej 2019 dhe nuk ka marrë formë të prere, Ervin Salianji nisi përballjen me Prokurorinë e Apelit që ngul këmbë se ai kreu kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Dosja që tronditi politikën në atë kohë dhe që solli dorëheqjen e Fatmir Xhafës sipas prokurorisë nuk ishte gjë tjetër veçse një skenar që përfshiu dëshmitarin X dhe një shok të tij të joshur për përfitim personal.

Por Albert Veliu, njohur ndryshe si Babalja u largua për azil politik, kurse bashkëpunëtori i tij Fredi Alizoti i vetmi që bëri burg sipas gjykatës së apelit u tërhoq nga apelimi mbasi e ka vuajtur dënimin.

Në këto kushte politikani Salianji pret të jetë dyfish i akuzuar jo vetëm nga prokuroria por edhe nga njeriu të cilin ai e akuzoi, Geron Xhafa për të cilin Gjykata e Apelit kërkoi të njoftohet për nisjen e procesit mbasi ka statusin e viktimës dhe të dëmtuarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA