26/11 23:02
Jude Bellingham e ka “nxehur” merkaton e verës edhe pse aktualisht jemi ende në atë të janarit.
Për mesfushorin e Borussia Dortmund interesohen klubet më të mëdha europiane me Manchester City dhe Real Madrid që janë deklaruar hapur se do të garojnë deri në fund për shërbimet e 19-vjecarit.
Madje, spanjollët janë shumë serioz kur vjen puna te objektivat e merkatos dhe së fundmi duket se kanë gati edhe ofertën që do të “lëkundë” Dortmundin. Sipas Sky, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për Bellingham, por për të shtuar edhe më shumë shanset e nënshkrimit me britanikun pritet t’i ofrojnë Dortmund edhe Eduardo Camavingan.
Top Channel